AKTUALITET, 25 Shkurt 2019, 11:36

Gazeta franceze: Edi Rama po përballet me mobilizimin e opozitës

Gazeta prestigjoze “Le Temps”, i ka dhënë jehonë ngjarjeve politike së fundmi në Ballkan. Në një shkrim të bërë publik ueb, ku është përshkruar situata aktuale në Ballkan, e ndalur tek Shqipëria, “Le Temps” shkruan se “studentët janë mobilizuar që prej dhjetorit kundër qeverisë së Edi Ramës”, duke vijuar më tej me pasqyrimin e asaj çfarë ndodhi përgjatë këtyre dy muajve të fundit si dhe protestën e opozitës.

Në Shqipëri, studentët po mobilizohen që nga fillimi i dhjetorit kundër reformës së arsimit të lartë të kërkuar nga qeveria e Edi Rama.

Ata denoncojnë konkurrencën midis universiteteve dhe tashmë kanë fituar tërheqjen e rritjes së tarifave të shkollimit.

Një fitore e pjesshme kjo e rrëmbyer, ndërsa më 28 dhjetor Edi Rama ka shkarkuar gjysmën e qeverisë së tij, dhe ai tani përballet me mobilizimin e opozitës e cila ka organizuar një tubim masiv më 16 Shkurt, ku ka pasur episode dhune.

Të enjten, anëtarët e Partisë Demokratike (PD), të shoqëruar nga mijëra mbështetës, hynë në Parlament dhe dorëzuan mandatet”, shkruan “Le Temps”.