TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Matias Morla, avokati i “Pibe de Oro”, sot trajneri i klubit meksikan të Dorados të Sinaloas, ka folur për një televizion argjentinas, duke theksuar se tre janë fëmijët, fryt i dy marrëdhënieve të ndryshme të Maradonës.
I pyetur nëse Maradona do t’i njohë ligjërisht fëmijët e tij kubanezë, Morla është përgjigjur: “Sot ende jo, por do të kujdeset për ta dhe do të bëjë atë që duhet të bëjë. Kur të kthehet në ishull javën e ardhshme, Diego do të nënshtrojë analizat e ADN-së dhe më pas do t’i njohë fëmijët, nëse vërtetohet që janë të tijtë”. Maradona ka dhe pesë fëmijë të tjerë, Dalma e Xhanina, nga martesa me ish-gruan Klaudia Vilifane, Diego jr, Jana dhe Diego Fernando.