TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria finlandeze është tërhequr nga pushtet dhe shkak për këtë është bërë dorëheqja e kryeministrit Juha Sipila.
Ky vendim i Sipila erdhi pas dështimit të reformës në shëndetësi. Ai ia paraqiti zyrtarisht dorëheqjen e tij Presidentit Sauli Niinisto dhe ajo u pranua, por kreu i shtetit i kërkoi ekzekutivit që të vazhdojë punën si kabinet i përkohshëm deri në caktimin e ministrave të rinj.
Kryeministri sqaroi më vonë se kujdesi shëndetësor ka qenë një prej objektivave kryesore të qeverisë së tij dhe dështimi i kësaj nisme e ka zhgënjyer pamasë. Dorëheqjen ai e përshkroi si një “vendim personal”.
Reforma në shëndetësi dhe shërbimet sociale synonte uljen e kostove në rritje, ndërkohë që popullata e vendit po plaket me shpejtësi, duke shkaktuar kështu kontraksione të mëdha financiare.
Por, shkurtimi i kostove të tilla përbën një pengesë madhore politike në vendin nordik, i cili ka pasur historikisht një sistem shëndetësor tejet të kushtueshëm. Rrëzimi i qeverisë në Finlandë vjen vetëm një muaj përpara se vendi të mbajë zgjedhjet parlamentare.