TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se në këto ditë të vështira, kryeministër i vendit duhej të ishte ai që udhëheq Emergjencat Civile.
E megjithatë, në çdo moment të ditës, shqiptarët po shohin vetëm Edi Ramën.
Ky i fundit nuk po lë vend pa shkuar, po merr pjesë në çdo varrim sikur të mos ishte kryeministri i këtij vendi, por vajtues.
Teksa po transmeton live çdo arkivol, kryeministri e kuptoi të shtunën se sa të revoltuar janë shqiptarët me të. Takimi në Kombinat ishte një katastrofë, me qytetarët e zemëruar në një anë dhe kryeministrin që i fyente nga ana tjetër.
Megjithatë ky është vetëm fillimi. Duke e parë se akoma nuk ka nisur sulmi frontal ndaj tij, si fajtor kryesor në këtë gjëmë të rëndë, e cila mund të ishte më e lehtë nëse nuk do ishte ky drejtim kriminal i shtetit dhe masakra me ndërtimet, Rama po bën diçka të pazakontë.
Ai ka nisur që të sulmojë veten paradhënie, duke theksuar se akoma nuk kanë nisur sulmet ndaj tij, por se shumë shpejt nuk do i lënë gjë pa thënë.
Psikologjia flet vetë. Ai e di se është përgjegjës për atë që ka bërë dhe nuk ka bërë në Tiranë e Durrës, por edhe më tej.
Kjo parapritë mendon se do e ndihmojë kur njerëzit do të kërkojnë gjithmonë e më shumë llogari nga ai.
Zor se do i shmanget kështu, me brekushe, me kamera live apo me çehren e këputur.
Për këtë masakër njerëzore dhe ekonomiko-sociale, do të japë llogari.