TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dhimbja nuk ka kufi në Pallatin e Kulturës në Durrës, që sot është i veshur i tëri në zi.
Britma, lot e vaj që të këput shpirtin, ku familjarët e të afërm, por edhe shume të panjohur përcjellin në banesën e fundit anëtarët e familjes Lala të vdekur nën rrënojat e tërmetit tragjik.
Në homazhe marrin pjesë presidenti i vendit, Ilir Meta. Ai është i pranishëm në homazhet për anëtarët e familjes Lala që humbën jetën si pasojë e tërmetit.
Në homazhe është edhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili ka vendosur lule në korridorin e mbushur me arkëmortet për gjithë anëtarët e familjes. I vetmi që shpëtoi ishte 17-vjecari, që mundi të jetonte gjallë dhe u nxor nga rrënojat.
Postimi i Ramës:
#TiNukDoJeshKurrëVetëm???
Durrës, Pallati i Kulturës – ÇFARË DHIMBJE përballë fotove të vogëlushëve që humbën jetën nën trupin e nënës që u shemb përtokë nga goditja fatale e peshës së shtëpisë së shembur?
Zoti e bëftë të lehtë dheun e 8 viktimave të familjes Lala??????????
Familja Lala, me orgjinë nga Kukësi dhe e vendosur prej rreth një viti në një vilë 4- katëshe në zonën e ish-Kënetës, pësoi tragjedinë më të madhe nga tërmeti që rrënoi Durrësin mëngjesin e së martës.
Nëntë persona humbën jetën, ndërsa vetëm djali 16-vjeçar arriti të mbijetonte nën rrënoja deri në momentin që u nxor nga forcat e kërkim-shpëtimit.
Ilir Lala, person me aftësi të kufizuara, ishte i fundit që u nxor nga rrënojat e vilës, e cila u shemb totalisht nga tërmeti me magnitudë 6.4 ballë.
VIKTIMAT
1. Marjeta Lala 31 vjeçe
2. Emilio Lala 6 vjeç
2. Dionis Lala pa mbushur 2 vjeç
3. Dionisa lala pa mbushur 2 vjeçe
4. Amelia Lala 10 vjeçe
5. Griselda Lala 22 vjeç
6. Sadete Lala 50 vjeçe
7. Selvie Lala 74 vjeçe
8. Arjela Lala 5 vjeçe
9. Ilir Lala 52 vjeç.