SPORT, 5 Nëntor 2020, 17:04

E dhimbshme, humbet jetën në një aksident tragjik futbollisti kosovar!

E dhimbshme, humbet jetën në një aksident tragjik futbollisti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë por edhe të gjithë shqiptarinë.

Ka humbur jetën në një aksident tragjik futbollisti 20-vjeçar Jetëlir Hasani.

Shqiptari i Kosovës, aktivizohej te klubi Ulm 1905, në ligën amatore gjermane. Lajmi për vdekjen e tij është bërë publik nga vetë familja Hasani si dhe klubi i Ulm nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”.

Trupi i pajetë i 20-vjeçarit është sjellë në Prishtinë, për t’u varrosur. Një lajm i dhimbshëm ky për familjarët e Hasanit dhe i trishtë për të gjithë komunitetin e futbollit.