LIFESTYLE, 3 Shtator 2020, 09:21

Luana festoi ditëlindjen, por vëmendjen e mori urimi i Marinës

Luana festoi ditëlindjen, por vëmendjen e mori urimi i Marinës

Ditën e djeshme, moderatorja e njohur, Luana Vjollca ka festuar ditëlindjen e saj. Mes shumë urimesh nuk ka munguar dhe ai nga e motra, Marina Vjollca me të cilën ka një lidhje shumë të ngushtë. “Gëzuar ditëlindjen jetë! Zoti të bekoftë! Nuk e imagjinoj dot jetën pa ty! Të dua pafund”,ka shkruar Marina krah postimit të fundit në ‘Instagram’, ku ka ndarë një foto të Luanës shkëputur nga videoklipi I saj i fundit. Ndërkohë, kanë qenë të shumtë fansat që e kanë uruar Luanën përmes komenteve në foto. Kujtojmë që ajo u surprizua në mesnatë me një festë luksoze në tarracë, ku u shfaq me pizhama dhe e pagrimuar
 
View this post on Instagram
 

Gezuar ditelindjen jete! Zoti te bekofte! Nuk e imagjinoj dot jeten pa ty! Te dua pafund❤️ @luanavjollca

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca) on