AKTUALITET, 19 Gusht 2019, 21:06

Aksident i frikshëm në Divjakë, makinat përplasen me pompat e karburantit

Aksident i frikshëm në Divjakë, makinat përplasen me pompat

Dy automjete janë përplasur ditën e sotme në Divjakë tek zona e njohur Klubi i Shoferit.

Mësohet se automjetet kanë përfunduar më pas tek një pikë karburanti dhe janë përplasur me pompat.

Fatmirësisht pompat e karburantit nuk kanë shpërthyer dhe ky askident ka përfunduar pa viktima por vetëm me dëme materiale.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin makinat.