AKTUALITET, 19 Gusht 2019, 20:19

PD-ja, protestë para policisë në Shkodër, kërkon lirimin e Arvit Bushatit

PD-ja, protestë para policisë në Shkodër, kërkon

Partia Demokratike ka nisur një protestë përpara policsë së Shkodrës. Ata kërkojnë lirimin e kreut të FRPD-së, Arvit Bushatit, që u arrestua ditën e sotme.

Bushati u arrestua pas përplasjeve që demokratët patën me policinë gjatë kohës që këshilli bashkiak në Shkodër po konstituuohej.

Ditën e sotme, u konstituua Këshilli Bashkiak i Shkodrës. Socialistët “u mbyllën” në bilbliotekë zgjodhën si kryetare Brisela Kadian. Opozita protestoi nën thirrjet “Rama ik”. Ndërkohë që pati dhe një përplasje me Tom Doshin, që u qëllua dhe me shishe nga një qytetar.