TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Cristiano Ronaldo dhe Juventus kanë një marëveshje deri në vitin 2022 por zërat për një lamtumirë të parakohshme po bëhen gjithnjë e më insistuese. Më i fundit vjen nga Portugalia, sipas të përditshmes sportive Record, sulmuesi i Juventusit, ndihet i joshur nga ideja për një rikthim në atdhe. Do ta mbyllte aty karrierën, duke luajtur deri në moshën 40-vjeçare me fanellën e Sportingut të Lisbonës. Zëri i merkatos ky që është i destinuar të vërë në alarm ambientin në Torino. Zgjedhja e Cristiano Ronaldos natyrisht që ka pas edhe bekimin e familjes së tij.
Cristiano që ka përjetuar një sezon mes ulje ngritjesh ka në shënjestër për momentin dy gjëra, klasifikimin e kryegolashënuesve të Serisë A, që dëshiron ta kryesojë me 27 gola aktualisht, si dhe të arrijë kuotën e 100 golave me fanellën bardhezi, për momentin ka koleksionuar 90 minuta, aq sa edhe Dybala.
Padyshim që Ronaldo ka ndër objektivat e tij edhe kualifikimin e Juventusit në Champions League, dhe në këtë aspekt është sfida e së dielës me Milanin që do të vendosë shumë. Kupa prestigjioze mbetet tani i vetmi fiksim për Ronaldon dhe klubin që pas një sezoni të komplikuar ndodhet në udhëkryqin deçiziv, ku drejtimin mund ta vendosë sërish ai, Ronaldo.