AKTUALITET, 4 Tetor 2020, 10:00

Dyshohet se plagosën dy persona, arrestohet 57 vjeçari, në kërkim i biri

Dyshohet se plagosën dy persona, arrestohet 57 vjeçari, në


Babë e bir nga Kruja, dyshohet se kanë plagosur me mjete të forta dy shtetas.

Personat e plagosur ndodhen në spital duke marrë trajtimin e duhur për plagët e marra nga goditjet.

Autorët e plagosjes së dyfishtë janë shtetasit V.A 57-vjeç, dhe E.A 22-vjeç, babë e bir, ndërkohë që të plagosur janë shtetasit F.B., 53 vjeç dhe A.B. 22 vjeç të afërm mes tyre.

Policia ka mundur që të arrestojë në flagrancë 57-vjeçarin dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohet në flagrancë një 57-vjeçar dhe shpallet në kërkim një tjetër, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin V.A., 57 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim për djalin e tij, shtetasin E.A., 22 vjeç, banues në Krujë.

Këta shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me një send të fortë, në pjesë të ndryshme të trupit shtetasit F.B., 53 vjeç dhe A.B. 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.