AKTUALITET, 4 Tetor 2020, 09:19

Vrau 24 vjeçarin shqiptar gjatë arratisjes, shpallet fajtor polici italian

Vrau 24 vjeçarin shqiptar gjatë arratisjes, shpallet fajtor polici


Akuza për vrasje në tejkalim të mbrojtjes kundër një polici italian, i cili tetë vite më parë në Castelnuovo Vomano vrau Klodian Qerimin, një 24-vjeçar shqiptar.

Aksidenti dramatik ndodhi në nëntor 2012. Makina me të cilën po udhëtonte shqiptari u përgjua nga një patrullë, e cila ishte në zonë pasi ishin raportuar disa vjedhje.

Në ndjekje e sipër, disa të shtëna me armë u qëlluan në drejtim të makinës së arratisur.

Sipas raportit të bërë nga eksperti balistik i caktuar nga prokurori Paride Minervini.

I riu shqiptar u vra pasi u prek nga plumbi që e goditi, teksa ai ndodhej në sediljen e pasagjerit të makinës. Bashkëpunëtorët e tij ikën me vrap dhe shpëtuan.

Autopsia konstatoi se Qerimi ishte vrarë nga një e shtënë, me plumbin që hynte nga shpatulla e djathtë dhe ishte ngulur në gjoks, në anën e djathtë të trupit.

Polici Alfredo De Concilio (i ndihmuar nga avokatët Raffaele Ferrantino dhe Fabrizio Silvani), sipas versionit të tij, gjuajti pesë të shtëna pasi pa një nga katër banditët e arratisur t’i drejtonte një armë.