TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja e LSI, Silva Caka, deklaron se qeveria “Rama” ka vënë në funksion një skemë korruptive me koncesionet.
Postimi i Silva Cakës në rrjetet sociale:
Pas 100 e kusur milionë eurove të Becchettit dhe 40 të tjerave të firmës Actor, Edi Rama nxjerr skemën më të re korruptive, me të cilën i vjedh shqiptarët jo 1, por 2 herë!
Prishja e një kontrate koncesionare pa mbaruar afati i kontratës, është shkak i cili automatikisht e çon Shqipërinë në arbitrazh, duke bërë që nga xhepat e shqiptarëve të vidhen miliona euro të tjera.
Ditët e fundit qarkulloi në media edhe një tjetër kontratë koncesionare e ndërprerë përpara kohe me një nga klientet më të preferuara të Edi Ramës, Vilma Nushin.
Sot prishet edhe kontrata e koncesionit për kalatën e Portit të Durrësit dhe të gjitha këto para iu faturohen shqiptarëve.
Këto raste kanë fitore të siguruar në arbitrazh dhe nuk është aspak e habitshme që paratë e fituara nga Buxheti i Shtetit t’i ndajnë me Edi Ramën.
Mirëpo ndërprerjet i japin mundësinë Ramës të lidhë kontrata të reja koncesionare, me siguri të kripura në faturë.
Por për Edi Ramën, këto kontrata janë Bingo! Për Edi Ramën shqiptarët janë vetëm lopë për t’u mjelë!