AKTUALITET, 3 Tetor 2020, 20:45

Përplasen dy makina në Korçë, plagoset shoferi i një prej automjeteve

Përplasen dy makina në Korçë, plagoset shoferi i një

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Korçë. Aksdenti ndodhi në aksin Plasë – Pojan, pranë fshatit Pendavinj.

Nga raportimet e para, mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra – tjetrën e për pasojë ka mbetur i lënduar njëri prej drejtuesve të makinave.

Policia ka shkuar drejt vendngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.