TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet deri në orët e mesditës me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me kthjellime.
Pas orëve të mesditës mot i kthjellët e vranësira kalimtare dhe vranësira të dendura të përqendruara në zonën e veriperëndimit.
Reshjet e shiut të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me breshër do të jenë prezente gjatë gjithë ditës.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje 1-8m/sek ere me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri ne 15m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet të jetë i forcës 2 deri në 3 ballë me lartësi vale 1.0 deri 2.2 metër.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 20/30 Re shi
Kukës 17/28 Re diell
Lezhë 21/28 Re shi
Dibër 16/26 Re diell
Durrës 20/31 Re diell
Tiranë 21/33 Re diell
Elbasan 19/31 Re diell
Berat 18/33 Re diell
Vlorë 25/33 Re diell
Korcë 13/27 Re diell
Gjirokastër 16/31 Re diell
Sarandë 17/29 Re diell.