TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka reaguar në lidhje me operacionin për arrestimin e gjashtë personave tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore pasi dyshohet se përmes një skeme mashtrimi kanë përvetësuar shuma të mëdha nga paratë publike.
Në kuadër të operacionit “Akciza” janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.
Akuzat ndaj të arrestuarve janë “mashtrim me pasoja të rënda”, moskryerja e detyrave nga organet tatimore” si edhe “shpërdorim detyre”.Kështu, është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për:
-Denis Durrësi, 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
-Qani Hoxhaj, 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
-Simon Marku., 32 vjeç, banues në Tiranë, rruga “Ylbere Bylykbashi“, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.
-Arben Doda, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.
-Naim Kasa, 53 vjeç, banues në Tiranë, biznesmen, për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Ndërkohë, është dhënë masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” ndaj Rezarta Sulejmanit, 35 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë inspektore në Drejtorinë e Auditimit tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Mes të arrestuarve janë edhe biznesmeni Isuf Berberi, si edhe ish-kreu i OST-së, Klodian Gradeci.