TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi dyshohet se përndiqte ish-të dashurën e tij 46-vjeçare.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari, me banim në Francë, kishte dosje në polici për armëmbajtje pa leje, kanosje, dhunë dhe veprime përndjekëse.
Ishte vetë gruaja që thirri policinë duke i thënë se partneri ndodhej në shtëpinë e saj dhe kishte frikë se mund të ndodhte diçka.
Nga hetimet u zbulua se 23-vjeçari nuk hiqte dorë nga marrëdhënia dy-vjeçare me italianen.
Shqiptari e fyente me mesazhe përmes rrjeteve sociale ish-të dashurën, pasi nuk pranonte ndarjen nga ajo.