AKTUALITET, 3 Dhjetor 2020, 10:20

Disa fëmijë me koronavirus, mbyllet shtëpia e Foshnjes në Vlorë

Disa fëmijë me koronavirus, mbyllet shtëpia e Foshnjes në

Shtëpinë e Foshnjes në Vlorë mbyllet për shkak të rasteve me koronavirus.

Në këtë qendër janë 22 fëmijë nga zero në 6 vjeç, ndërsa katër prej tyre kanë rezultuar pozitiv për koronavirus.

Gjithashtu edhe nëntë pjesëtare të stafit kanë rezultuar pozitiv dhe ndodhen në banesat e tyre, ndërsa në institucion ndodhen vetëm katër fëmijët e infektuar.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor bën me dije se nuk do të ketë hyrje-dalje për shkak të situatës së krijuar.

Po ashtu mësohet se stafi do të qëndrojë në karantinë për një periudhe dy javore.

Vendimi për mbylljen e Shtëpisë së Foshnjës nga ISHSH, ka ardhur për shkak të rasteve të konfirmuara me COVID-19.