AKTUALITET, 3 Dhjetor 2020, 09:33

SHBA: 100 milionë amerikanë do të jenë vaksinuar kundër koronavirusit, deri në shkurt

SHBA: 100 milionë amerikanë do të jenë vaksinuar kundër

Autoritetet në SHBA shpresojnë që të kenë imunizuar kundër Covid-19, 100 persona deri në fund të shkurtit. Lajmin e bëri të ditur një zyrtar i lartë të mërkurën.

“Mes mesit të dhjetorit dhe fundit të shkurtit, ne do të kemi imunizuar potencialisht 100 milion njerëz,” u tha gazetarëve Moncef Slauoi, këshilltar shkencor i programit të qeverisë Operation Warp Speed (OWS).

Kjo, vazhdoi ai, do të mbulonte pjesën e popullsinë ‘të rrezikuar’ që përbëhet nga të moshuarit, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe ata që japin ndihmën e parë.

Rregullatorët e Administrimit të Ushqimit dhe Barnave (FDA) pritet të vendosin nëse do të miratojnë vaksinën e Pfizer në 10 dhjetor dhe Modernas, në 17 dhjetor.

Operacioni Warp Speed u dërgoi gjithashtu dokumente shteteve përkatëse duke i njoftuar të prisnin dërgesat e tyre të para të vaksinës së Pfizer më 15 dhjetor.