AKTUALITET, 3 Dhjetor 2020, 10:11

Dyshohet se qendra e masazhit përdorej për prostitucion, arrestohet menaxheri, procedohen katër vajza

Dyshohet se qendra e masazhit përdorej për prostitucion, arrestohet

Një tjetër qendër masazhi që dyshohet se përdorej për shfrytëzim prostitucioni është zbuluar nga policia e Tiranës në zonën e “Don Boskos”.

Në pranga është vënë menaxheri i qendrës së masazhit, ndërsa u shpall në kërkim pronari i kësaj qendre. Po ashtu u proceduan penalisht katër shtetase, për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se rekrutonin vajza nëpërmjet rrjeteve sociale, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronin ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale.

Klientët e kësaj qendre bënin pagesa për dy shërbime dhe përfitimet ndaheshin ndërmjet administratorit dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se në rrugën “Don Bosko” disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga menaxheri dhe pronari i një qendre masazhi, kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtyre shtetasve.

Në bazë të provave të grumbulluara, si rezultat e një pune disamujore, u kap dhe u vu në pranga menaxheri i qendrës së masazhit, shtetasi K. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim pronari i kësaj qendre, shtetasi E. Sh., 23 vjeç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rekrutonin femra nëpërmjet rrjeteve sociale, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronin ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale. Klientët e kësaj qendre bënin pagesa për dy shërbime dhe përfitimet ndaheshin ndërmjet administratorit dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht edhe 4 shtetase të punësuara në këtë qendër, për veprën penale “Prostitucioni”, shpjegon policia.

Rreth tre javë më parë po në Tiranë u zbulua një qendër e ngjashme masazhi që përdorej për shfrytëzim prostitucioni.

Edhe kjo qendër dyshohet se përdorte të njëjtën skemë për rekrutimin e vajzave.