TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koronavirusi shënoi dje rekord më të rëndë në vend me 17 të vdekur dhe 795 raste të reja. Nga rastet e reja 50 prej tyre u konfirmuan dje vetëm në Berat.
Infektime në radhët e bluzave të bardha: -1 infermier i kabinetit të neurologjisë, një mjek oksigjenit, një infermier në Repartin e Urgjencës një infermier në Poliklinikën e Specialiteteve dhe një tjetër infermiere në Qendrën Shëndetësore në Urë-Vajgurore.
Infektime në shkolla (mësues/nxënës): një mësuese në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni”, një mësuese në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole” një mësues në shkollën 9-vjeçare “Shaban Sojli”, një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë, një mësues në shkollën 9-vjeçare “Josif Prifti” dhe dy nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara”.
Të infektuar kanë rezultuar edhe në kopshtin “”Çlirim 1” . në këtë kopsht janë konfirmuar pozitive dy edukatore.
Bashkia Berat: Një punonjës i infektuar.
DPV Berat: Tre polic në DPV Berat.
Prokuroria e Rrethit Berat: Sekretarja e Prokurorisë së Beratit.
Të infektuar të tjerë: Një kujdestare në Qendrën e Zhvillimit Rajonal “Lira”, një punonjës në zyrat e OSHE-së, një punonjëse në sh.a. Ujësjellës-Kanalizime, një punonjëse e Filialit të Postës Shqiptare;
Dy punonjës në filialin e Albtelekomit; 1 ushtarak në Repartin Ushtarak në Poshnje; 1 punonjëse në fasonerinë “Malotex”; 1 polic beratas që punon në DPV Fier; 1 kambist. /Abc News