TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një bisedë me gazetarët, duke folur për zgjedhjet brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim, tha se procesi ishte transparent.
Kryemadhi theksoi se pjesëmarrja në zgjedhje ishte e lartë, ndërsa shton se kjo tregon rritjen e LSI-së.
“Zgjedhjet në LSI ishin transparente. Publiku pa se në zgjedhjet e 25 prillit do ketë një pjesëmarrje të madhe. Risia e zgjedhjeve ishte votimi online.
Pjesëmarrja ishte e madhe, edhe nga shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Pjesëmarrja e të rinjve në proces tregon se LSI rritet shpejt. Ky ishte një proces që na çon më të fortë në zgjedhjet e 25 prillit”, tha Kryemadhi.