TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Holandë, ku në dy qytete të ndryshme kanë shpërtheyr bomba.
Sipas mediave të huaja, bombat e vendosura brenda zarfeve kanë shpërtheyr në Amsterdam dhe Kerkrade.
Ngjarjet kanë ndodhur në dy depo të veçanta postare, një në qendër të qytetit të Amsterdamit dhe një tjetër në qytetin e Kerkrade, 120 milje në jug.
https://youtu.be/FsAnuWioIkE
Shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit në një park biznesi në perëndimin e Amsterdamit, sipas raportimeve.
E dyta në Kerkrade u zhvillua pak kohë më vonë.
Nuk ka pasur asnjë të lënduar në të dy qytetet ku shpërthyen bombat, ndërsa policia është në fazat e para të hetimeve për të vërtetuar se nga kush u shpërthyen këto bomba.
Njerëzit janë evakuuar menjëherë, pasi rreziku ishte i lartë për jetën e tyre. I njëjti incident ka ndodhur edhe në janar, kur një letër-bombë u dorëzua në një hotel në Amstedam.