TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tërmet i fortë me magnitudë 5.7 i shkallës Rihter ka goditur Greqinë gjatë natës.
Mësohet se lëkundja e fortë sizmike u regjistrua në orën 01:14, me epiqendër rreth 20km në jugperëndim të Tilos.
Sipas Institutit Gjeodinamik në Greqi, thellësia fokale u regjistrua në 14.4 km. Tërmeti u ndie edhe në të gjithë Atikën.
Një tërmet me magnitudë 4 i shkallës Rihter pasoi goditjen e parë. Konkretisht u regjistrua në 01.21, 24 km në jugperëndim të Tilos.
Thellësia fokale u përcaktua në 10 km.
Kujtojmë se një tërmet me madhësi 3.6 tronditi rajonin të hënën në mëngjes. Epiqendra u raportua 21 kilometra në jugperëndim të Tilos.