AKTUALITET, 21 Qershor 2021, 23:00

Fitore e madhe! Danimarka “çmonton” Rusinë dhe kualifikohet me vetëm 3 pikë të grumbulluara

Fitore e madhe! Danimarka “çmonton” Rusinë dhe


Fitore e madhe që i jep kualifikimin! Danimarka “çmontoi” me rezultatin 4-1 Rusinë në sfidën e fundit të Grupit B, duke u kualifikuar për në fazën e 1/8-ve me vetëm 3 pikë të grumbulluara.

Danimarka, Finlanda dhe Rusia e mbyllën grupin me nga 3 pikë secila, teksa për shkak të golavarazhit më të mirë, danezët arritën të renditeshin në vendin e dytë, duke siguruar një biletë për në Amsterdam, ku do të përballen me Uellsin, ditën e shtunë në orën 18:00.

Mikkel Damsgaard, mesfushori 20-vjeçar i Sampdorias, zhbllokoi ndeshjen në minutat e fundit të pjesës së parë me një supergol. Fraksioni i dytë i takimit ishte edhe më emocionues.

Yussuf Poulsen përfitoi nga një gafë e mbrojtjes ruse dhe dyfishoi pas një ore lojë. Miqtë reaguan dhe rihapën takimin pas penalltisë së saktë të Artem Dzyuba.

Danimarka reagoi dhe golat e Andreas Christensen dhe Joakim Maehle vulosën suksesin me “poker” dhe kualifikimin në 16 kombëtaret më të mira të Euro 2020.