TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sociologu Ergys Mërtiri, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për programet televizive në Shqipëri, si Përputhen dhe të tjera, që kanë audiencë shumë të lartë, por që "e zhveshin" publikun nga nevoja për të menduar dhe logjikuar.
"Kultura e spektaklit televiziv, prodhon një qenie të re njerëzore. Ajo cfarë prodhon televizioni është një mashtrim i madh. Prodhon qenie njerëzore, që shikojnë por nuk mendojnë. Nuk janë të prirura shumë programe ta bëjnë njeriun të logjikojë dhe të mendojë. Kjo ndodh në shumë vende të botës, por ne duke qenë një komb jo i kulturuar, këto marrin përmasa të tilla të frikshme.
Për mua këto spektakle e zhveshin njeriun nga aftësia e vetë për të menduar. Ky produkt e bën njeriun të jetë një qenië që nuk mendon. Edhe sistemi politik i përgjigjet pastaj këtij realiteti, qenies që nuk mendon, që sillet emocionalisht. Në fund ky lloj njeriu është i manipulueshëm lehtësisht. Sot ka debate të mëdha, për rritjen e populizmit votuesit nuk janë të prirur të votojnë më racionalisht. Kjo është një kulturë konsumiste. Është tjetër gjë kultura perëndimore dhe tjetër gjë kultura e konsumit. Ne adoptojmë problemin e tyre si kulturë të tyre. Media mjaftohet që të fitojë audiencë dhe këtu e realizon misionin, por se cfarë efekti social ka pastaj, nuk e sheh", tha Mërtiri.
/TPZ.al/