AKTUALITET, 21 Qershor 2021, 22:30

Zjarr i përmasave të mëdha në një fshat të Gjirokastrës, dyshohet i qëllimshëm, identifikohen dy autorët

Zjarr i përmasave të mëdha në një fshat të


Një zjarr i madh ka rënë në kullotat në Lunxhëri të Gjirokastrës. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme nga një bari i zonës.

Bëhet e ditur se flakët kanë përfshirë kullotat poshtë fshatit, duke dëmtuar rëndë zonën që shërben për bagëtitë.

Paraprakisht bëhet e ditur se deri tani janë djegur 1 hektarë me kullota.

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses ka bërë që flakët e vihen nën kontroll.

Policia e Gjirokastrës ka identifikuar dy autorë dhe po punon për kapjen e tyre.