AKTUALITET, 21 Shtator 2020, 15:20

Dy të vdekur dhe 79 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Dy të vdekur dhe 79 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë janë shënuar së fundmi edhe dy viktima nga koronavirusi. Kjo u bë e ditur nga Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik. Numri total i personave që kanë vdekur nga Covid-19në vend ka arritur në 615.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 596 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komunat: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë, Podujevë, Skenderaj dhe Suharekë.

Sakaq, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarëve deri më sot është gjithsej 12.674 raste, dhe numri i rasteve aktive është 1.853.