AKTUALITET, 21 Shtator 2020, 15:15

Dyshime për vjedhje parash dhe shkelje të rregullave të qarkullimit, katër të arrestuar në Tiranë

Dyshime për vjedhje parash dhe shkelje të rregullave të

Policia në Tiranë ka vënë në pranga një 42-vjeçar për vjedhje si dhe tre drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë ndaluar 41-vjeçarin D. T, pasi në rrugën “Emiljo Grandi”, u kap me një biçikletë e cila dyshohet të jetë e vjedhur.

Në vijim të veprimeve të kryera, dyshohet se 41-vjeçari, më datë 10.07.2020, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur shumën e parave 75 mijë lekë dhe dy telefona në mjetet e shtetasve F. M. dhe E. Ll.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan:

-A. K., 51 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

-S. I., 57 vjeç, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur, në masën 0.51 mg/l.

-E. J., 28 vjeç, pasi në rrugën “Don Bosko”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Me date 21.09.2020, rreth orës 12:00, në lagjen “Ali Demi”, mjeti me drejtues K.H., 19 vjeç ka aksidentuar një mjet motor me drejtues D.S., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Me date 21.09.2020, rreth orës 12:20, tek “Brryli”, një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tabelë, ku si pasojë tabela është shkëputur dhe ka dëmtuar një kalimtare e cila u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.