AKTUALITET, 24 Mars 2020, 10:11

Një rast i dyshuar me koronavirus, vetëkarantinohen punonjësit dhe stafi mjekësor në doganën e Tushemishtit

Një rast i dyshuar me koronavirus, vetëkarantinohen punonjësit


Vetekarantinohen punonjës të doganës së Tushemishtit dhe stafi mjekësor.

Vetkarantinimi ka ardhur pas një rasti të dyshuar me COVID-19 në këtë pikë doganore.

Sipas burimeve pranë pikës së kalimit kufitar të Tushemishtit bëhet e ditur se punonjësit janë drejt ditëve të fundit të vetkarantinimit.

Nga ana tjetër dogana e Tushemishtit është mbyllur që në datën 13 mars.