LIFESTYLE, 13 Dhjetor 2017, 14:43

Duar të ftohta paralajmërojnë këto probleme shëndetësore

Duar të ftohta paralajmërojnë këto probleme

Nëse duart tuaja janë gjithmonë të ftohta, mund të jetë më shumë se rastësi. Sipas ekspertëve të mjekësisë, këmbët dhe duart e ftohta në pjesën më të madhe të kohës, mund të paralajmërojnë për disa probleme shëndetësore.

  • Diabeti

    Duarte ftohta dhe të mpira, mund të jenë një shenjë e hershme e diabetit. Nëse kjo shoqërohet edhe me këmbët e ftohta, atëherë një vizitë te mjeku është e nevojshme. Diabeti ka efekt në qarkullimin e gjakut, ndaj dhe na jep këto shenja.

  • Stresi

    Stresi mund të jetë një tjetër shkak, për duartdhe këmbët e  Ai rrit adrenalinën, një hormon i prodhuar në gjëndrat e veshkave, i cili ngushton enët e gjakut, duke dobësuar qarkullimin. Si rrjedhojë, duart dhe këmbët janë të ftohta.

  • Tiroidet

    Gjëndrat tiroide ngadalësojnë metabolizmin. Simptomat mund të jenë këmbëte ftohta apo ndjesia e të ftohtit. Lodhje, përgjumje, si dhe ftohja e gjymtyrëve, janë shenja të qarta të këtij çrregullimi.

  • Anemia

    Nëse përveç duarve të ftohta, keni edhe simptoma të tjera si lodhje apo dhimbje koke, atëherë duhet të kontrolloni nivelin e hekurit në gjak. Hekuri është një përbërës i rëndësishëm i hemoglobinës, e cila i jep gjakut ngjyrën e kuqe.