AKTUALITET, 8 August 2026, 20:09

Dron dhe forca të shumta policie në varrezat e Korçës, aty ku u pa autori i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit (Video)

Forcat e RENEA-s kanë nisur kontrolle në varrezat e qytetit të Korçës, në kuadër të kërkimeve për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zhuko.

Sipas informacioneve paraprake, Kristjan Sterjo, i dyshuari për vrasjen, dyshohet se është parë në zonën e varrezave pas ngjarjes. Për këtë arsye, forcat speciale kanë përqendruar kërkimet në këtë zonë, duke kontrolluar hapësirat e varrezave të qytetit.

Kontrollet janë zhvilluar edhe pranë banesës së Kristjan Sterjos, por deri në këto momente forcat e RENEA-s nuk kanë mundur ta gjejnë.

Kërkimet vijojnë për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit për vrasjen e 20-vjeçarit Joan Zhuko.