AKTUALITET, 21 Tetor 2020, 10:20

Erë lufte në Egje, Turqia i afrohet ‘vijës së kuqe’, ja si reagoi Greqia

Erë lufte në Egje, Turqia i afrohet ‘vijës së


Lufta në Egje duket më afër se kurrë teksa Turqia po vijon kërkimet kësaj radhë në juglindje të Rodosit për të vijuar në lindje të Kretës.

Greqia ka vendosur ‘vijën e kuqe’ e cila është 6 milje detare nga ishulli i fundit kufitar, teksa anija ‘Oruc Reis’ herën e fundit lundroi 9 milje nga Kastellorizo.

Kjo ka ngritur alarmin tek grekët, që kanë ngritur një ‘mur’ mbrojtës brenda 6 miljeve të tyre duke rreshtuar 5 anije luftarake për t’i dhënë turqve një mesazh gatishmërie.

Anija ‘Orus Reic’ vijon të shoqërohet nga anije luftarake turke duke neglizhuar paralajmërimet greke teksa duket se tensionet tashmë kanë kapur kulmin në Mesdheun Lindor.

Ndërkohë duket se përveç tensioneve mbi det, ka dhe nën det. Greqia ka lokalizuar tre nëndetëse turke që qëndrojnë në Egjeun juglindor, sipas të cilët përbëjnë një kërcënim.