TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “DRIVER” në fushën e tregëtimit të drogave të forta.
Arrestohet në flagrancë një shtetas. Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike kokainë, automjet dhe aparat celular.
Njoftimi i policisë
Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike kokainë, automjet dhe aparat celular.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e natkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “DRIVER”, ku u godit një rast i prodhimit dhe shitjes së drogave të forta, konkretisht e llojit kokainë, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– F. Sh., 43 vjeç banues në Tiranë.
Nga informacione të siguruara në rrugë operative, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë
se në rrugën “Xhanfize Keko” në vendin e quajtur “Varri i Bamit” shtetasi F. Sh merrej me tregtimin e drograve të forta, kryesisht kokainë, është organizuar puna dhe po në këtë vend gjatë kontrollit të ushtruar, në automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. Sh, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 106.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe me 1 aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit F. SH