TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Grupi terrorist ISIS-K ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës me bombë jashtë aeroportit të Kabulit, i cili vrau 13 trupa amerikane dhe më shumë se 90 afganë.
Korrenspondentja ndërkombëtare e CNN Clarissa Ward ka intervistuar një udhëheqës të ISIS-K i cili pretendon se kishte nën komandën e tij deri në 600 burra.
I pyetur nga gazetarja nëse do të ndërmarri sulme jashtë Afganistanit, ai thotë se nuk mund të flasë për këtë.
Ndërkohë që shprehet se largimi i trupave amerikanë do të lehtësojë punën e tyre.
“Largimi i trupave amerikanë dhe ardhja në pushtet e talebanëve do të na ndihmojë më shumë të përhapemi. Ekziston në planet tona një operacion rekrutimi qe do te filloje sapo situata do të qetësohet”- tha ai.