AKTUALITET, 8 Qershor 2018, 16:33

Kontrolli i befasishëm i Policisë Rrugore në Tiranë, penalizohen keq dhjetra persona

Kontrolli i befasishëm i Policisë Rrugore në Tiranë,

Policia rrugore e Tiranës ka bërë një kontroll të detajuar ditën e sotme, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Nga ky kontroll janë u verifikuan dhe u testuan 68 mjete të transportit publik qytetas dhe nuk u konstatua asnjë drejtues mjeti nën efektin e alkoolit.

Ndërkohë janë proceduar administrativisht 35 automjete për parkim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor, 13 mjete të shërbimit publik, kryesisht Taxi të cilat stacionoheshin në rrugët e brendshme të lagjeve, jashtë stacioneve të miratuara, si dhe 84 drejtues mjetesh u proceduan për shkelje të tjera të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Rrugorët e Kryeqytetit në orët e para të mëngjesit u fokusuan në kontrollin e mjeteve të transportit publik qytetas për përdorimin e alkoolit, si një nga kategoritë e mjeteve ku rrezikshmëria është tejet e lartë nëse përfshihen në aksidente rrugore. U verifikuan dhe u testuan 68 mjete të transportit publik qytetas dhe nuk u konstatua asnjë drejtues mjeti nën efektin e alkoolit.

Kontrollet e Policisë Rrugore vijuan në rrugët e brendshme të Njësisë Administrative Nr. 7 ku u evidentuan dhe u proceduan administrativisht :

• 35 automjete për parkim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor.

• 13 mjete të shërbimit publik, kryesisht Taxi të cilat stacionoheshin në rrugët e brendshme të lagjeve, jashtë stacioneve të miratuara.

• 84 drejtues mjetesh u proceduan për shkelje të tjera të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë