TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona arriti të fitojë 2-1 ndaj Getafes në "Camp Nou", në javën e 24-t të La Ligas.
Një sukses i vuajtur i skuadrës së Quique Setien ndërkohë që Rey Manaj i grumbulluar për herë të parë në një ndeshje nga skuadra e parë e Barcelonës nuk arriti të luante qoftë edhe 1 minutë.
Shifrat për katalanasit në këtë sfidë i zhbllokoi Antoine Griezmann në minutën e 33-të me asist të Messit ndërkohë që 6 minuta më pas Sergi Roberto shënoi edhe të dytin për Barcelonën.
Një gol spektakolar i Angel në të 66-ën u duk sikur riktheu Getafen në ndeshje por vetëm kaq për madrilenët e vegjël pasi për meritë edhe të Ter Stegen Barça ruajti epërsinë deri në fund dhe mori një tre pikësh me shumë vlera.
Për momentin Barcelona barazoi në kuotën e 52 pikëve Realin e Madridit, që luan të dielën në Bernabeu ndaj Celta Vigos.
90 minuta në stolin e rezervave për Rey Manaj, sulmuesin e kombëtares shqiptare dhe të Barcelonës.