AKTUALITET, 2 Prill 2020, 12:40

‘Dorëzo mandatin’/ Bylykbashi s’i ndahet Ramës: Alo Edi… Gënjeve median italiane, apo në formular?


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit ndryshoi versionin për arrestimin në Itali.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bylykbashi ka publikuar një pjesë të intervistës së kryeministrit për “Gazzeta Dello Sport”, ku ky i fundit pohon se është arrestuar në Bolonja.

Reagimi i plotë:

Ke genjyer median italiane apo ne formular te dekriminalizmitE shkruar e zeze mbi te bardhe : “me kane arrestuar njehere ne Bolonja”. Ka dy mundesi zoti Rama:

1. Ose ne delir e siper ke genjyer median italiane

2. Ose ke genjyer ne formularin e dekriminalizimit.

Alo Edi, pa u nervozuar dhe pa batuta bajate duhet te pergjigjesh per kete.

Je genjeshtar delirant apo te duhet te dorezosh mandatin si cereku i deputeteve te partise tende?