AKTUALITET, 5 Korrik 2021, 12:12

Vijojnë flakët në malin e Tomorrit, sot dita e tetë, digjen rreth 25 hektarë pyje

Vijojnë flakët në malin e Tomorrit, sot dita e tetë, digjen

Prej tetë ditësh kurora e malit me pisha në Tomorr vijon të digjet.

Flakët janë përhapur nga era si dhe favorizohen edhe nga temperaturat e larta.

Gjatë natës së kaluar është punuar edhe nga ajri me helikopter, ku është hedhur ujë. Ndërkohë vijon puna nga toka me forcat e xhenjos së Poshnjës si dhe zjarrfikësit e Poliçanit. Gjithashtu janë angazhuar dhe forca nga AZDM Berat.

Deri me tani mendohet të jenë djegur rreth 25 hektarë pyje me pisha. Siç dihet në pranga kanë rëne dy personat që i kane vënë zjarrin pyllit, B. Murati dhe E. Topi.