AKTUALITET, 5 Korrik 2021, 11:48

Gjirokastër, përfshihet nga flakët një kullotë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Gjirokastër, përfshihet nga flakët një kullotë,

Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Nokovë në Bashkinë Gjirokastër, Njësia Administrative Lunxhëri.

Mendohet se bëhet fjalë për një zjarrvënie e qëllimshme nga dy barinj.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e PMNZSH për të bërë të mundur evitimin e flakëve.

Deri më tani janë djegur 1 hektarë kullotë.