TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen nga detyra si Sekretar i Punëve të Jashtme në Mbretërinë e Bashkuar. Shkak i dorëheqjes ka qenë kriza politike rreth strategjisë të britanikëve për daljen nga Bashkimi Europian.
Johnson është anëtari i dytë i kabinetit që dorëhiqet në orët e fundit, pas dorëheqjes së Ministrit për Brexit, David Davies.
Largimi i Johnson u bë i ditur pak para daljes së kryeministres May në parlament, ku foli për plani e saj të ri për Brexit, i cili ka zemëruar shumë deputetë Konservatorë. May nuk është dakord me pikëpamjet e dy ish ministrave, për mënyrën më të mirë për realizimin e referendumit të vitit 2016, ku qytetarët vendosën për daljen nga Bashkimi Europian.
Johnson ka qenë fytyra kryesore pas fushatës për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian. Largimi i tij mund të sjellë spekulime se do të ketë një sfidë ndaj kryeministres May për ndryshimin e lidershipit. Johnson në letrën e tij të dorëheqjes shprehet se ëndrra për Brexit po vdes dhe se plani i kryeministres Theresa May për daljen nga BE, është një version i zbutur i Brexit që nuk është votuar nga qytetarët britanikë.
Kryeministrja May deklaroi se është e keqardhur por edhe e surprizuar nga dorëheqja, sepse sipas saj, i gjithë kabineti ka qenë dakord me vendimin e saj. Në vend të Johnson, është emëruar Jeremy Hunt, i cili do të shërbejë si Sekretar i Punëve të Jashtme.
/TPZ.AL/