BOTA, 8 Maj 2018, 10:08

Donald Trump do të publikojë sot vendimin për marrëveshjen me Iranin. A do të tërhiqet ai siç e kishte paralajmëruar?

Donald Trump do të publikojë sot vendimin për marrëveshjen

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se ditën e martë do të njoftojë vendimin e tij në lidhje me marrëveshjen bërthaore me Iranin, të cilën ai e ka kritikuar në mënyrë të përsëritur. Në një postim në “Tëitter” Trump ka shkruar:

“Unë do të deklaroj vendimin tim për Marrëveshjen e Iranit nesër nga Shtëpia e Bardhë në orën 14:00,”

Trump ka kërcënuar vazhdimisht tërheqjen e tij nga kjo marrëveshje të cilën ndër të tjera e ka cilësuar edhe qesharake. Më herët ai kishte caktuar 12 majin si afatin e fundit për marrjen e këtij vendimi. Marrëveshja në fjalë u arrit mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore si SHBA, Britania e Madhe, Rusia, Franca, Kina dhe Gjermania, në kohën kur ishte Barack Obama.

Në takimin e tij të fundit me presidentin e Francës Manuel Macron, presidenti Trump u shpreh se do dëshironte një marrëveshje të re me Iranin. Një marrëveshje kjo që sipas Trump do të ishte me “themele të forta”. Macron shkoi në takim muajin e kaluar për të bindur Trump t’i qëndronte marrëveshjes.

Ndërkohë, presidenti iranian Hassan Rouhani në fjalimet e së hënëns dhe gjatë fundjavës  tregoi më  qartë  se si vendi i tij ka në plan të reagojë nëse  Trump tërhiqet nga pakti bërthamor. Ai hodhi poshtë një sërë lëshimesh të kërkuara nga sauditët dhe SHBA-duke përfshirë kufizimet në programin e raketave balistike të Iranit, të cilat nuk përfshihen në paktin bërthamor dhe ndërhyrjen e tij në të gjithë Lindjen e Mesme.

Sipas marrëveshjes 2015, Irani ra dakord të frenojë programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Trump ka kërkuar që Europa dhe Kongresi të adresojnë shqetësimet e tij me marrëveshjen mbi inspektimet, duke skaduar kufizimet në programin bërthamor të Iranit dhe raketat balistike. Zyrtarët nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania dhe Britania janë takuar që nga janari për të arritur një marrëveshje për këto shqetësime si dhe për të bindur  Trump që të mos tërhiqet nga marrëveshja.