TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia kryesore opozitare e Turqisë, Partia Republikane Popullore (CHP), ka njoftuar kandidatin e saj, i cili do te sfidoje Presidentin Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm.
Muharrem Inca është krejtësisht laik dhe një kritik i zjarrtë i Erdogan. Ai ka qenë deputet që nga viti 2002.
CHP planifikon të bashkohet për herë të parë me partitë e krahut të djathtë, me shpresën për të mundur Erdoganin, raporton BBC. Partia konservatore e Erdoganit ka shumicën në parlament.
Ka qene kryetari i përgjithshëm i Partisë Popullore Republikane (CHP) në Turqi, Kemal Kılıçdaroğlu, qe prezantoi deputetin në qytetin Yalova, Muharrem İnce, si kandidat presidencial për zgjedhjet që do të zhvillohen më 24 qershor.
Gjatë një programi në pallatin e sportit Ahmet Taner Kışlalı, Kılıçdaroğlu, ka shpallur kandidatin për president të partisë së tij, duke vënë në dukje se të gjithë votuesit duhet të votojnë në një atmosferë festive. Ai tha se më 25 qershor do të shikojnë ditë të mira.
Më tej Kılıçdaroğlu ka tërhequr vëmendjen në rëndësinë e profesionit të mësuesi dhe ka ftuar në podium Muharrem İnce, duke njoftuar se ai është kandidati i CHP-së për zgjedhjet presidenciale.