TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, e futi emrin e tij në histori duke kaluar kufirin jugor të vendit të tij për të takuar homologun e tij të Koresë së Jugut, në një samit që ka në qendër është kriza bërthamore.
Takimi me Moon Jae-in shënon herën e tretë që udhëheqësit e të dy vendeve janë takuar në 65 vjet që nga Lufta e Koresë.
Të dy udhëheqësit u shtrënguan duart në vijën kufitare para se Kim Jong-un të hynte në jug. Më pas Moon Jae-in kaloi në veri, dhe të dy u paraqitën për fotot ceremoniale.
Ceremonia u zhvillua para Shtëpisë së Paqes që ndodhet në jug të vendit, në godinën ku dy liderët do vijojnë takimin, në qendër të të cilit është krizxa bërthamore por edhe çështje të tjera të trashëguara mes dy vendeve që dikur kanë qenë një.













