TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën 40 persona kanë vdekur dhe 60 të tjerë janë plagosur nga sulmet me raketa të lëshuara gjatë natës kundër zonave ushtarake në veri të Sirisë, në Hama dhe Aleppo.
Lajmin e bën të ditur agjencia e shtypit iraniane Isna, duke nënvizuar që mes viktimave ka edhe 19 shtetas iranianë.
Sipas mediave siriane, sulmet janë nisur nga bazat britanike dhe amerikane në veri të Jordanisë.
Në 14 prill territori sirian u godit nga një operacion ushtarak ku morën pjesë forcat ushtarake amerikane-franceze-britanike, pas sulmit kimik në Ghouta.