TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deklaratat e fundit të presidentit francez Emmanuel Macron mbi Turqinë dhe marrëdhëniet e saj me Rusinë, kane sjelle reagimin e forte te presidentit Erdogan. Mediat turke bejne me dije se Erdogan ka deklaruar prere se “ato qe ka thene Macron nuk janë të përshtatshme për një burrë shteti”.
“Nuk mund të thuhet se ka një qëndrueshmëri në qëndrimet e tij. Bombardimet e fundit dhe paqëndrueshmëria e Francës tregojnë se ai po përballet me vështirësi. Deklaratat e tij se ne po fusim ‘pyka’ mes popullit, nuk i takojnë një burri shteti”- tha Erdogan ne nje komunikim me gazetaret.
Reagimi i tij vjen pas asaj qe Macron ka thene se fundi per Turqine dhe lidhjet e saj te forta me Rusine.
“Ne kemi një marrëdhënie të mirë me Rusinë, siç kemi me vendet perëndimore. Askush nuk mund të përpiqet të ngrejë një pykë mes nesh dhe një vendi tjetër “, tha Erdogan.
Erdogan preku edhe një deklaratë tjetër nga Macron, në të cilën ai sugjeroi që t’u japë vendeve të Ballkanit mundësinë e anëtarësimit në BE ata do të ruhen nga ndikimi i Turqisë dhe Rusisë.
“Ne kemi të afërmit tanë në Ballkan, si dhe lidhje të thella historike dhe kulturore. Kemi lidhje shumë të mira me vendet e Ballkanit. Askush nuk mund ta mohojë këtë. Dëshiroj që Macron të mos angazhohet në hapa të tillë të gabuar, “tha ai.