AKTUALITET, 17 Prill 2019, 14:07

Dokumenti/ Shenja tërheqjeje, PS kërkon zgjatjen e afateve për Reformën Zgjedhore

Partia Socialiste përmes Taulant Ballës i ka kërkuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi zgjatjen e afateve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Afati kërkohet të shtyhet deri në datën 28 Nëntor 2018, ndërkohë që parashkohet që Reformat ë bëhet në disa faza pas zgjedhjeve lokale.

Po ashtu për herë të parë nga PS është diskutuar dhe për ndryshimin e sistemin zgjedhor, duke përmbushur kështu një nga kërkesat e opozitës së re, të përfaqësuar nga Rudina Hajdari dhe nga Myslym Murrizi.