AKTUALITET, 18 Nëntor 2019, 12:44

Dokumentet e gjetura në makinën e Ndojës, burime: Nuk kanë lidhje me grabitjen e Prokurorisë

Dokumentet e gjetura në makinën e Ndojës, burime: Nuk kanë


Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Fax News, se dokumentet e gjetura në automjetin e prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, nuk kanë lidhje me ato të vjedhura muaj më parë në Prokurorinë e Durrësit.

Të njëjtat burime deklarojnë se akoma janë në pritje të rezultateve të analizave të ADN-së, të cilat nuk kanë mbërritur.

Gjithashtu, dy të plagosurit, Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho pritet të dalin gjatë ditës së sotme nga Spitali Rajonal i Durrësit, pasi gjendja e tyre është përmirësuar.

Në lidhje me atentatin në fjalë, ditë më vonë, në Spitalin e Traumës në Tiranës humbi jetën Andi Maloku, i cili nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Nga hetimet e deritanishme, në prangat e policisë ka përfunduar vetëm një autor i dyshuar, Redjan Rraja, i cili është lënë nën masën “arrest me burg”.