LIFESTYLE, 10 Maj 2020, 10:18

“Doja të të puthja”, Eni Çobani ‘befason’ me deklaratën: Nëse s’dashuroni do të thotë që nuk jetoni


Avokatja e njohur e njohur, Eni Çobani, është shumë aktive në rrejtet sociale, ku tregon shumë nga jeta e saj. Sot Çobani ka publikuar një foto pranverore, ku pozon pranë disa luleve.

Por vëmendjen nuk e ka marrë fotoja, por mbishkrimi që juristja ka vendosur, ku duket se është një dedikim për bashkëshortin e saj.

Kur të pashe, doja të të takoja. Kur të takova, doja të të puthja. Kur të putha, kuptova që u dashurova në ty. Tani që të dua, dua të të kem pranë përgjithmonë. Nëse s’dashuroni do të thotë që nuk jetoni”, shkruan Eni Çobani.