LIFESTYLE, 10 Maj 2020, 10:17

Françeska Jaçe thyen sërish rregullat, nuk pyet për COVID-19 e vijon pushimet pranë detit


Ish-banorja e Big Brother, gjatë gjithë periudhës së karantinës ka thyer rregullat. Ajo çdo ditë poston në Instagram, foto e video teksa bën xhiro me makinë dhe në oraret e ndaluara.

Sot Jaçe ka shkuar në plazh dhe prej andej ka publikuar disa foto që tregon se si po feston me miqtë e saj.

Edhe këtë herë vajza e showbizz-it, nuk ka respektuar masat, pasi shihet teksa drekon në një restorant, kur këta të fundit duhet të ishin të mbyllur. Por ajo ka shkuar në plazh, gjë e cila është e ndaluar gjatë periudhës së pandemisë.